Bëhet gati qelia për "kalorësin" Tahiri

Postuar në 10 Shtator, 2019 13:30

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i përkufizuar dikur si kalorësi i sukseseve të qeverisë socialiste  "Rama 1" është njohur me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dënimin e tij  me 12 vite burg si bashkëpunëtor i grupit të Habilajve në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Tahiri akuzohet se ka kryer veprat penale të ‘Trafikimit të narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ish-ministri i Brendshëm është në hetim nga Prokuroria për më shumë se dy vite. Hetimi për të ka nisur që në vitin 2017 ku Prokuroria kërkoi arrestimin e tij. Në fillim të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Gjykata ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtër, duke bërë që kërkesa e Prokurorisë të reduktohet në 8 vite. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.