Presidenti: Më 8 qershor do digjej Parlamenti, ndaj shtyva zgjedhjet (Video)

Postuar në 09 Shtator, 2019 12:07

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është paraqitur sot para Komisionit Parlamentar Hetimor që shqyrton kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij. Në një seancë pyetje-përgjigjesh disi të pazakontë, Meta ka zbuluar si arsye për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale, informacionet për djegien e godinës së Parlamentit më 8 qershor.    

Një arsye themelore është siguria e vendit. Presidenti ka patur informacione të mjaftueshme për përjekjet për të organizuar akte destabilizimi në vend. Një ditë para se presidenti të bënte paralajmërimin e tij për anulimin e datës 30 qershor kam marrë një informacion sekret dhe të klasifikuar i cili bënte të qartë që persona të caktuar do shfrytëzonin mitingun e opozitës për djegien e kuvendit të Shqipërisë. Ky ishte një informacion tërësisht i besueshëm.

Po të kemi parasysh pasojat dhe konfrontimet në protesta me shumë policë të plagosur, duke i kombinuar këto rrethana pa dyshim që presidenti nuk mund të pranonte një situatë të tillë, një ngjarje që mund të prodhonte edhe pasoja për jetën e qytetarëve dhe shkatërrim të imazhit tonë. Do të ishte goditje shumë e fortë jo thjesht për zgjedhjet por kthim i madh pas për vendin dhe të dy palët kishin dhënë shembuj të shkëlqyer të vendosmërisë për të ecur drejt konfrontimit dhe për të mos mbajtur asnjë përgjegjësi mbi pasojat

tha Meta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.