Erdogan kërcënon sërish Europën
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar të tjera kërcënime për Europën në lidhje me refugjatët. Në një takim me mbështetës të tij në Malatya ai tha se nëse vendi i tij nuk do të merrte mbështetjen e nevojshme financiare, do të hapte kufirin për më shumë se 5.5 milion refugjatë.
"Nëse nuk na jepet mbështetja e nevojshme në këtë luftë, ne nuk do të jemi në gjendje t'i parandalojmë 3.6 mln refugjatë sirianë dhe 2,000,000 refugjatë të tjerë të arrijnë në kufijtë tanë nga Indlib"- tha Erdogan.
Qëllimi i presidentit turk është të krijojë një zonë të sigurisë në veri të Sirisë, për të zhvendosur rreth 1 mln refugjatë në kampe të financuara nga fondet e BE-së, diçka për të cilën BE nuk po i përgjigjet. "Do bëjmë atë që duam përndryshe do hapim kufirin"-përsëriti Erdogan, duke shtuar: "Ose do ta ndajmë këtë barrë ose ne do të hapim kufirin". Në në fund, ai përsëriti se vendi i tij ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për refugjatët sirianë.
Comments
Ketu mustaqeziu ka te drejte,
Ketu mustaqeziu ka te drejte, cfar do te thote, qe EU-ja duhet te japi para, qe refugjatet arabe dhe afgane te kthehen ne vendet e tyre. Ngritja e kampeve ne jug-lindje te Turqise per sirianet, dobeson perpjekjet per ngritjen e nje shteti kurd ne ate zone ne te ardhmen.
Add new comment