Kievi dhe Moska shkëmbejnë 70 të burgosur (Video)

Postuar në 08 Shtator, 2019 10:59

Kievi dhe Moska kanë bërë shkëmbimin e 70 të arrestuarve, duke përfshirë kineastin ukrainas Oleg Senchov, lirimi i të cilit kërkohej nga bashkësia ndërkombëtare.

Mes të liruarve tyre është kreu i agjencisë ruse Ria Novosti në Ukrainë, Kiril Vysinsky, i burgosur në vitin 2018. Ndër ukrainasit e liruar, sipas këtij burimi, janë blogeri 21-vjeçar Pablo Gribb, korrespodent në Paris i agjencisë së lajmeve ukrainase Ukrinform Roman Suchenko si dhe profesori i historisë Stanislav Klykivich Kliich. Nga 35 ukrainasit e arrestuar 22 prej tyre ishin marinarë.

Ndërsa regjisori dhe aktivisti politik Oleg Senchov u arrestua në vitin 2014 dhe u dënua me 20 vjet internim në Arktikun Rus për përgatitjen e "sulmeve terroriste" pasi Moska aneksoi Krimesë. Në vitin 2018, ai u fut në grevë urie për 145 ditë duke kërkuar lirimin e të gjithë "të burgosurve politikë" ukrainas të mbajtur në Rusi. Në fushatën pro tij morën pjesë shumë personalitete nga arti dhe politika.

Shkëmbimi i të arrestuarve midis Ukrainës dhe Rusisë konsiderohet historik. Presidentin i Ukrainës Volodymyr Zelensky e quajti hapin e parë në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Nga ana e saj, Rusia flet për një shpërblim të vullnetin politik që treguan Moska dhe Kievi në nivel diplomatik.

Trump mirëpriti shkëmbimin e të burgosurve

Shkëmbimi i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës u mirëprit nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili argumentoi se ky proces "mbase është një hap i parë i madh drejt paqes". "Lajm shumë i mirë"- shkruajti kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm Francez Jean-Yves Ledrian përshëndeti shkëmbimin e 70 të arrestuarve midis Ukrainës dhe Rusisë, një "gjest" që sipas tij tregon "dëshirën" e këtyre dy vendeve për të "rifilluar dialogun". "Do të ndihmojë në rivendosjen e një klime besimi midis palëve si pjesë e negociatave të Normandisë ", tha Ledrian, i cili do të vizitojë të hënën në Moskën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.