"Binjaku i Shkupit" merr në mbrojtje Prokuroren Speciale: Respektoj prezumimin e pafajësisë

Postuar në 08 Shtator, 2019 14:34

Në një intervistë për revistën “Fokus”, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbrojtur prokuroren speciale, Katica Janeva që u arrestua për korrupsion pak ditë mëparë. Zaev ka bërë këtë interpretim:

Nga ajo që kam dëgjuar nuk kishte asnjë provë që Katica Janeva ka marrë para dhe se ishte e përfshirë në atë rast. Unë edhe ndaj kundërshtarëve të mi politikë, gjithmonë e kam respektuar prezumimin e pafajsisë. Unë duhet të jem i vëmendshëm. Prezumimi i pafajsisë është shumë i rëndësishëm. Unë isha njëri nga ata i cili inicoi protestat para  Prokurorisë Speciale Publike

Ky refren është shumë i dëgjuar edhe në Shqipëri ku kryeministri aktual dhe kryebashkiaku i Tiranës, shpallin kriminelë gjykatës apo prokurorë që nuk vendosin sipas midesë së tyre dhe mbajnë heshtje apo shmangen kur vendimet u konvenojnë. Zaev bën demagogji kur i referohet prezumimit të pafajësisë përderisa ai shumë mirë mund t’ia lërë gjykatës të shprehet, ndërkohë që kur shpall gjykimin e vet thjesht ndikon te gjykata.

Kjo ndodh edhe në vendin tonë ku dihet se ekzekutivi është pushteti kryesor dhe se fjalët e kryeministrit kanë forcë mbi atë se çfarë parashkruan dispozita ligjore. E kemi parë sesi vetting u shndërrua në politikë kuadri për gjykatës e prokurorë, disa prej të cilëve verifikohen për së dyti nga misioni ndërkombëtar, pasi filtrat e partisë u japin ok-in.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.