Taulant Balla e Alfred Peza fillojnë hapjen serioze të PS-së

Postuar në 07 Shtator, 2019 11:17

Deputeti i Librazhdit Taulant Balla dhe ish-deputeti i Peqinit, Alfred Peza kanë nisur të ashtuquajturën hapje të PS-së. I pari ka folur për një hapje serioze kësaj radhe, në partinë që ka vite që nuk njeh ndonjë debat të brendshëm, por vetëm vulën e kryetarit dhe listën e hartuar prej tij. Ish-sekretari dixhital që do të mbahet mend për premtimet glamoroze në fushatën për deputet, ku vlen të përmendim binjakëzimin e Peqinit me Milanin apo hapjen e Peqini Channel ka mbështetur këtë lëvizje.

“Zgjedhjet tona të brendshme që startojmë sot nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak. Ky proces përmban një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë”-tha Taulant Balla.

Por si do të jetë kjo hapje? Balla dhe Peza nuk kanë dhënë shumë detaje, por kanë thënë se në PS duhet të ketë një debat konstruktiv me simpatizantët dhe me çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në bashkëbisedim. Me pak fjalë hapja do jetë bashkëbisedimi, një format që PS e ka aplikuar rregullisht gjatë këtyre viteve. Kjo nënkupton, monologun e kryetarit përballë administratës dhe gallatën e rastit me batutat argëtuese të tij. Këtu përfshihet edhe protokolli i veshjes së udhëheqësit dhe flamujt kuq e zi. Të tjerat mbeten siç kanë qenë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.