Hetim nxitjes së urrejtjes nga Salvini (Video)

Postuar në 06 Shtator, 2019 11:23

Për ish-ministrin e Brendshëm dhe udhëheqësin ksenofob të Lega-s, Mateo Salvini, është urdhëruar një hetim gjyqësor pas padisë së ngritur korrikun e kaluar kundër tij për shpifje nga kapitenia e anijes "Sea Watch 3", Carola Rackete.

Prokuroria e Romës ia ka përcjellë çështjen homologut të Milanos. Paditësi kërkon sekuestrimin e postimeve të Salvini në mediat sociale, pasi ish-ministri kishte bërë disa komente poshtëruese në lidhje shpëtimin e disa refugjatëve.

Reagimi i Salvinit ishte provokues: "Unë u denoncova nga një komuniste gjermane. Për mua është një festë. Unë kurrë nuk do të heq dorë”- shkruajti Salvini në Twitter.

Në një klimë urrejtjeje të krijuar mbi episodin e Sea Watch3, i cili mori edhe vëmendjen diplomatike ndërkombëtare, Salvini e përshkroi kapitenen e anijes  “Sea Watch 3” si "të rreme, kriminele, të paligjshme dhe me qëllime të këqija", shprehje të cilat sipas tekstit të padisë "janë krejtësisht ideale" për të stimuluar krime të reja, duke krijuar dhe nxitur një vorbull masive dhune”

Avokati i Carola Rackete i referohet "deklaratave të papërgjegjshme, fyese dhe false" dhe thekson se: "Nëse dikush i bën ato në një kafene, ne zakonisht themi se ai është i papërgjegjshëm. Por, kur bëhet nga dikush me përgjegjësi institucionale, ju mund ta kuptoni mirë barrën e veçantë të një raporti të tillë. Ne besojmë se ia vlen të hetohet sepse krijon si një shtysë të madhe, trazira të mëdha rreth tij ".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.