Kryeministri: Zgjedhjet e fundit ishin legjitime. Të flasim për zgjedhjet e ardhshme

Postuar në 05 Shtator, 2019 12:32

Një ditë pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për votimet e qershorit 2019, kryeministri Edi Rama ka dalë me një koment të vetin.

Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!

shkruan ndër të tjera Rama.

Pra ajo që ndodhi në qershor sipas qeverisë quhet krejtësisht legjitime. Por nëse është legjitime atëherë detyrimisht që duhet të jetë edhe brenda kufijve të normalitetit, ndaj apeli i z. Rama për bashkëpunim nuk është i dobishëm realisht. Edhe sipas raportit kuadri ligjor në fuqi duhet të sigurojë zhvillimin e zgjedhjeve normale dhe të rregullta, por në proces konstatohen parregullsi dhe abuzime me ligjin nga institucionet që e zbatojnë atë.

Në këto kushte, pra kur një njeri me këto përgjegjësi konsideron para qytetarëve këtë lloj avokatie për veten, si mundet të mendohet dialogu dhe bashkëpunimi? Dhe më tej: edhe nëse kjo gjë ndodh, pra opozita talasemike e Lulzim Bashës e pranon këtë pseudo-dialog, si mundet të kemi realisht një reformë të vërtetë dhe që të korrigjojë diçka?

Si mundet që të hyhet në diskutime me një kryeministër që ka si alibi për normalitetin një dokument të cilin e interpreton sipas midesë? Që gënjeshtrën e shet për të ëvrtetë dhe krizën si pjesë të normalitetit? Nëse sot ka një arsye emergjente për largimin e këtij pushteti, kjo nuk është vetëm korrupsioni dhe plaçkitja që banda e Rilindjes po i bën vendit, por është edhe normalizimi i gënjeshtrës dhe mashtrimit si standard komunikimi me qytetarët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.