Huawei akuzon publikisht SHBA: Përpjekje ilegale për të rekrutuar punonjëst tanë

Postuar në 04 Shtator, 2019 12:32

Shërbimet sekrete amerikane kanë tentuar të rekrutojnë punonjës të kompanisë kineze Huawei me synim kthimin e tyre në informatorë.

Politico shkruan se disponon dokumente për këtë gjë dhe se i ka marrë ato nga kompania në fjalë e cila është vënë në shënjestër të amerikanëve për depërtimin në tregun e teknologjisë.

Një nga mënyrat e rekrutimit ka qenë kërkimi në telefonat dhe kompjuterat portativë në doganë me synim gjetjen e informacioneve inkriminuese për kompaninë.

Vetë kompania ka akuzuar publikisht të martën SHBA për intimidim dhe kërcënim të punonjësve të vet dhe për sulme ndaj saj pa asnjë provë.

Për muaj me radhë qeveria amerikane ka shfrytëzuar ndikimin e vet politik dhe diplomatic për të lobuar te qeveritë e tjera që ta ndalojnë përdorimin e pajisjeve të Huaëeit. Më tej akoma, ajo ka përdorur çdo mjet në dispozicion – përfshirë pushtetin administrativ dhe juridik si dhe mjete të tjera të paskrupullta për të prishur operacionet normale të biznesit tonë dhe partnerëve tanë. Këto përfashijnë udhëzimi i agjencive ligjzbatuese që të kërcënojnë, detyrojnë, joshin punonojës të tanishëm dhe ish-punonjës të Huaëei për të punuar kundër kompanisë…

thuhet në deklaratën e kompanisë.

Është një sulm i paprecedentë në kohën e sotme ndonëse skandalet me privatësinë dhe më shumë se kaq kanë kaluar në fakt nga kompani me patentë amerikane si Facebook dhe Google.

Huawei u përball me probleme të mëdha qëkurse Donald Trump erdhi në pushtet me tezën se Kina ka vjedhur miliarda dollarë nga raportet e deformuara tregëtare me SHBA. Por me Huawei puna ndryshon, për shkak se kompania e ka fituar tregun vetë dhe përmes aftësisë së vet kishte marrë kontrata edhe me shërbimet e ushtrisë amerikane. Kërcënim real kinez apo lobim nga kompani amerikane, kjo është diçka e paqartë, por lloji i luftës që po bëhet është prag I një konflikti që së paku do rishkruajë rregullat e marrëdhënieve në të ardhmen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.