Depërtimi i mafies në ekonominë legale

Postuar në 03 Shtator, 2019 12:28
Gianluca Di Feo

 

Mafia ka rritur t’i ngulë këmbët fort në ekonominë italiane. Bosët e saj ia kanë dalë të jenë aktorë të tregut. Ky "kapitalizëm kriminal" është një hibrid monstruoz që rrezikon të ndryshojë rregullat e lojës së sipërmarrjes. Kjo sepse mafia, nga njëra anë arrin të përshtatet me mjedisin përreth, ndërsa nga ana tjetër e kushtëzon atë, duke i dhënë formën që do. 

Dy ekspertë italianë, sociologë në profesion, kanë analizuar këtë marrëdhënie, duke propozuar edhe një strategji pragmatike ndërhyrjeje. Rocco Sciarrone dhe Luca Storti në librin "Mafia në ekonominë legale", hedhin dritë mbi zonën gri të ndërthurjes së klaneve dhe kompanive. Recesioni i madh i ka shndërruar bosët në referentët idealë të atyre sipërmarrësve që janë në kërkim të një rruge të shkurtër për të mbijetuar dhe për të mundur konkurrencën. Sidomos në Veri, "kapitalizmi kriminal" ka zhdukur me shpejtësi brishtësinë e vjetër të sistemit të prodhimit. Evazioni fiskal, ndërtimet e paligjshme dhe spekulimet, asgjësimi i paskrupullt i mbetjeve janë sektorët në të cilët janë kryqëzohen sipërmarrësit industrialë dhe bandat mafioze. Marrëveshja më pas ka evoluuar në korrupsion, me qëllim marrjen e lejeve dhe shmangien e kontrolleve, duke kontaminuar të gjithë vendin. Tani, nga Jugu në Veri, punëtorët me jakë të bardhë "për të garantuar pandëshkueshmërinë, mobilizohen për të ndryshuar mënyrën si duhet ta shohësh realitetin ose për ta errësuar atë, duke zbatuar strategji të mohimit ose neutralizimit, të justifikimit ose normalizimit, apo edhe të ekriminalizimi vetjak".

Por edhe perceptimi moral po ndryshon: pakti me klanet nuk çon më në zhvlerësim shoqëror ose dëmtim të reputacionit. Madje ka një statistikë tronditëse: "Nga numri i përgjithshëm i të denoncuarve dhe të arrestuarve për lidhje me mafian mes viteve 2008 dhe 2018, sipërmarrësit përbëjnë pjesën më të madhe. Ata përbëjnë 22% të totalit (mbi 31000)".

Pjesa më inivative e analizës janë strategjitë si mund të ndërhyhet. “Teza jonë është që duhen instrumente të ndryshme jo vetëm për të nxitur denoncimet e sipërmarrësve që kanë rënë viktimë (biznesi i pastër ose i bardhë) dhe, nga ana tjetër, për të vënë nën kontroll sipërmarrësit me lidhje me mafian (biznesi i zi), por edhe për të zhbërë bizneset ku ndërthuren të dyja (biznesi gri), duke dalluar brenda zonës gri nivele të ndryshme të dëmtimit dhe bashkëveprimit". Ideja është “që duhet ndërhyrje si ajo kirurgjikale: pra duhen kuptuar tiparet specifike të nyjës patologjike me të cilën kemi të bëjmë dhe ndahen në një mënyrë të përpiktë".

Sot, nga ana tjetër, sistemi i parandalimit dhe dekurajimit të mafias nuk funksionon sepse nuk mbron mbijetesën e bizneseve, të cilat janë pothuajse gjithmonë të dëmtuarat nga ndërhyrjet e shtetit, me humbjen e vendeve të punës dhe burimeve. Më shumë se çdo gjë, këtë e dëshmojnë qindra kompani të konfiskuara dhe ndërtesa të braktisura.

Pra, duhet ndryshuar kursi: "Objektivi themelor është të garantojmë rigjenerimin dhe të ardhmen për bizneset". Dhe në të njëjtën kohë "të ndahen në mënyrë të përhershme bizneset gri nga ato të zezat, duke u dhënë mundësinë të kthehen në të biznese tërësisht të ligjshme dhe pa implikime me mafian. Nga ana tjetër, aktualisht të qenit biznes “i bardhë” - ose ndryshe të mos drejtohesh nga ose drejt shërbimeve mafioze – kërkon përpjekje; është pothuajse një shprehje heroizmi. Kjo është një gjendje e paqëndrueshme: qëllimi përfundimtar duhet të jetë krijimi i një mjedisi më të përshtatshëm për bizneset e “bardha”. E thjeshtë kjo, por pse nuk ndodh? Së pari, ka një qasje e deformuar: "Një qëndrim idealist duket se është përhapur, sipas të cilit pasuritë që i hiqet mafies priren të konsiderohen kryesisht për sa i përket vlerës simbolike, ndërsa çdo zgjidhje që synon të forcojë potencialin e tyre ekonomik, shihet me dyshim, duke i rikthyer ato në qarqet e prodhimit. Në mënyrë të ngjashme, retorika e populizmit gjyqësor shpalos një zgjidhje shumë të lehtë: rritja e dënimeve.

"Të qenit në rregull me ligjin - shpesh në mënyrë të thjeshtuar në mënyrë të ndershme me sinqeritet - është bërë në vendin tonë një aksion i rëndësishëm në përplasjet politike, në gjendje për të përcjellë protestën dhe për të mbledhur konsensus. Për këtë qëllim, ne gjithnjë e më shumë i drejtohemi një  përdorimi rastësor - dhe, jo rrallë, instrumental - i liturgjisë antimafia, duke bërë një përplasje frontale mes të mirës dhe të keqes, dhe është pikërisht ky lloj përfaqësimi që sidoqoftë përbën një mburojë për të mos adresuar çështjen në mënyrë politike”.

Megjithatë, ka një mënyrë për të zgjidhur problemin. Por ne kemi nevojë që qeveria dhe Parlamenti ta marrin parasysh atë me "politika të programuar dhe jo moralizuese, një politikë largpamëse që di të bëjë dallimin". Nuk i dihet a do të merren me këtë punë ministrat e ardhshëm. 

/La Repubblica/ TemaTV

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.