Daçiç paralajmëron Perestrojkën për Partinë Socialiste të Serbisë

Postuar në 03 Shtator, 2019 17:15

Ivica Daçiç, një politikan serb që e preferon shumë diplomacinë publike, ka dalë së fundmi në rolin e një reformatori partiak. Në cilësinë e liderit të Partisë Socialiste të Serbisë, Daçiç u ka thënë gazetarëve në Beograd se ai po përgatit për partinë një Perestrojkë. Ristrukturimi siç tha ai, nuk do të kursejë askënd, përfshirë një kategori njerëzish që kanë krijuar idenë se detyrat partiake i kanë tituj personalë. 

Po përgatis një perestrojkë të vërtetë. Nuk do të ketë mbyllje sysh, falje, apo shfajësime. Do të skanohen ministrat, deputetët dhe zyrtarët e partisë. Ka shumë punë për të bërë 

tha Daçiç. 

Ai ka nënvizuar se vëmendja kryesore do t’i kushtohet ministrave dhe zyrtarëve shtetërorë që janë zgjedhur për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të Serbisë, ndërkohë që disa prej tyre thjesht u gëzohen dhe shfrytëzojnë privilegjet e tyre në vend se të punojnë shumë për të mirën e përbashkët. 

Sipas tij, të paktën një ministër socialist, në mos më shumë do të largohet nga qeveria. Nisma e Daçiç ka gjetur përkrahje publike nga disa zëra të qeverisë që i përkasin partisë së tij. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.