Autoriteti Palestinez i jep fund Pakteve të Oslos së viteve 1993-1995

Postuar në 01 Shtator, 2019 14:16

Autoriteti Palestinez ka njoftuar vendimin  për t’i dhënë fund ndarjes së Bregut Perëndimor në Zonat A, B dhe C, siç parashikohet në Paktet e Oslos që Oranizata për Çlirimin e Palestinës firmosi me Izraelin në vitet 1993-1995.

Me vendimin e fundit Bregu Perëndimor do të trajtohet i gjithi si territory palestinez nën sovranitetin e Autoritetit Palestinez. Mbetet për t’u parë zbatimi i vendimit në fjalë që bie ndesh me dispozitat e një marrëveshjeje që i jep Izraelit të drejtën e kontrollit dhe në Zonën C ka edhe vendbanime izraelite.

Një muaj më parë Autoriteti njoftoi ngrirjen e të gjitha marrëveshjeve me Izraelin, ndonëse pakkush mendon se AP ka mjetet për të vënë në zbatim atë që premton.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.