Spekullime se anullimi i vizitës së kryeministrit në Kanada lidhet me lojërat kundër Bankers Petroleum

Postuar në 30 Gusht, 2019 23:34

Media të ndryshme kanë raportuar sot se kryeministi Edi Rama ka anulluar një vizitë në Kanada, ku ishte ftuar të merrte pjesë në forumin “Toronto Global Forum”. Si arsye për anullimin jepet një letër e përfaqësuesve të komunitetit shqiptaro-kanadez për organizatorët e aktivitetit, përmes së cilës vihet në dukje se z. Rama nuk përmbush kërkesat për të qenë i ftuar nderi. Dëmtimini demokracisë, korrupsioni, varfërimi i Shqipërisë dhe kriminalizimi i ekonomisë dhe politikës janë arsyet që jepen për këtë anullim vizite që nënkupton se organizatorët i kanë bërë të ditur kryeministrit shqiptar refuzimin e pjesëmarrjes. 

Nëse kjo është e vërtetë atëherë për qeverinë e z. Rama nuk priten ditë të mira, pasi tanimë lobimi kundër tij është bërë pjesë e vullnetiti të vetë qytetarëve pa pritur që opozita e kapur prej kohësh, të bëjë ndonjë vezë. 

Një ndër firmëtarëve të letrës është edhe ish-deputeti socialist, Taulant Dedja, me banim në Kanada dhe drejtues i një medieje online në shqip. Në profilin e vet në Facebook, z. Dedja shkruan ndër të tjera se marrëdhëniet e Shqipërisë me Kanadanë janë përkeqësuar sidomos pas luftës q ëiu bë Bankers Petroleum dhe gjobës së fundit 104 milionë dollarë. 

Ky element ngre dyshimin serioz për arsyet e vendimit të ministres së Financave, Anila Denaj për anullimin me një urdhër të vetin të gjobës në fjalë. Sipas burimeve pranë drejtorisë së Doganave, urdhëri i ministres nuk qëndron formalisht pasi gjoba është një masë administrative marrë sipas procedurave të Kodit Doganor, por mënyra sesi ëhstë vepruar lë  të dyshosh për një përpjekje të fundit të kryeministrit për të blerë dashamirësinë e miqve kanadezë. E teksa kjo lëvizje mesa duket nuk ka funksionuar, ajo na ofron një tjetër dritare për ta kuptuar më mirë se çfarë është qeveria e këtij vendi dhe i ashtuquajturi shtet ku një njeri i vetëm ngatërron të gjithë për hallet dhe frustrimet e veta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.