Qeveria e Mitsotakis konfirmon zyrtarisht: Marrëveshja e Prespës nuk diskutohet

Postuar në 30 Gusht, 2019 15:22

Athina zyrtare ka sqaruar përfundimisht qëndrimin e saj për Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht zhurmës së madhe që u bë para nënshkrimit të saj nga konservatorët dhe nacionalistët grekë, qeveria e Kyriako Mitsotakis ka korrigjuar shënjestrën duke kaluar madje në krah të kundërt të qëndrimeve të veta të mëparëshme.

Në faqen e Ministrisë së Jashtme të Greqisë njoftohet për një takim mes titullarit të saj, Nikos Dendias dhe homlogut të tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, në Helsinki në kuadër të takimit mes ministrave të Jashtëm të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, në të cilin Dendias ka deklaruar se Greqia do të kërkojë zbatimin me rigorozitet të marrëveshjes.

Ky kurs duket se do të jetë në fakt politika reale e Athinës ndonëse në fillim Mitsotakis u duk se do të bënte ndryshime reale në raport me qeverinë pararardhëse të Alexis Tsipras. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Vetem te ishte budalla te hapte serish plaget dhe avazet e vjetra, qe mezi u mbyllen!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.