Lufta ndaj plastikës prek të ardhmen edhe të industrisë së hidrokarbureve

Postuar në 27 Gusht, 2019 14:22

Hedhja në qarkullim e makinave elektrike pritet të dëmtojë ndjeshëm sektorin e hidrokarbureve duke provokuar pasoja ekonomike serioze. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon se përdorimi i makinave me karburant do të kulmojë në mesin e viteve ’20 të këij shekulli për të nisur mandej rënien. Deri në vitin 2040 në rrugë do të ketë 300 milionë makina elektrike  që në terma konkretë për sektroin e hidrokarbureve do të thotë 3 milionë barrela naftë më pak në ditë. Kjo është një krizë e sigurtë për sektorin  ndaj edhe për këtë arsye industria po sheh nga petrokimia, kryesisht plastika.

Industria e naftës po kërkon për motorrin e ri të rritjes dhe industria petrokimike është njkë treg kyç për rritjen e kërkesës për naftë

citohet Rob Gilfillan, drejtues i një kompanie këshillimore.

Por ky projekt ristrukturimi dhe diversifikimi po sfidohet nga mentaliteti dhe politikat kundër plastikës në një treg si Europa, ndonëse në terma afatshkurtër Azia do të vijojë të mbetet treg kryesor me kërkesë në rritje. Megjithatë në harkun kohor të 10-15 viteve sektorit do t’I duhet sërish të kërkojë rrugë të reja.

Një rrugë është përpunimi i mbetjeve, riciklimi i rezinës, të gjitha që mund të zëvendësojnë 1/3-ën e plastikës virgjin deri në vitin 2030. Problemi që paraqitet në këtë rast ka të bëjë me politikën e eliminimit të plastikës një përdormëshe dhe Europa këtu qëndron sërish në krye. Aktualisht 38% e plastikës së përdorur është jë përdorimësh por kompani kryesore si Coca Cola apo Kellogg kanë deklaruar se do të bëjnë shumë shpejt zëvendësimin. Deri në vitin 2040 parashikohet që 70% e plastikës të jetë e riciklueshme dhe pjesa tjetër të bëhet e qëndrueshme, pra me disa përdorime, apo edhe të zëvendësohet me materiale të tjera.
E gjitha kjo e prek sektorin e hidrokarbureve që e ka përfunduar shkëlqimin e vet e cila sot shpreson te furnizimi i industrisë ricikluese. Por asgjë nuk mund të zëvendësojë humbjet në sektorin e automobilizmit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.