Dekriminalizimi që po shndërrohet në Legalizim

Postuar në 26 Gusht, 2019 13:00

Partia Demokratike ka publikuar sot një dokument sipas të cilit rezulton se Agim Kajmaku, kryetar i zgjedhur i Bashkisë Vorë është në kërkim nga Greqia. Në një dalje për mediat, sekretari I Përgjithshëm i kësaj partie, Gazmend Bardhi ndër të tjera tha:

Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek në Jananin në 14 janar 2003, për përdorim dhe shpërndarje të karmonedhave të falsifikuara, është arrestuar në flgarancë, duke u arratisur nga shteti grek. Ka përdorur identitetin e rremë gjatë një transaksioni për fidanë. Është marrë në pyetje, ka qendruar disa ditë në burg. Oficeri ka vendosur që hetimet të bëhen në masën "detyrim paraqitje". Pasi dosja është përcjellë në prokurori, është konstatuar se jemi në nivel të krimit të shkallës së parë, dhe rezultonte e provuar që krimi ishte kryer nga Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto.

Sipas prokurorisë greke duhej të dënohej në jo më pak se 10 vjet burgim. Prokuroria ka kërkuar arrestimin, gjykata ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur marrjen të pëndehur të Kajmakut për falsifikim parash dhe dërgimin e cështjesh për gjykim. Vendimi i gjykatës nuk është ekzekutuar, pasi gjatë periudhës së hetimit ai është arratisur dhe ka ardhur në Shqipëri. Këtu ka ndryshuar emrin, nga Jorgo Toto në Agim Kajmaku. Gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit derisa ai të arrestohet apo t'i gjendet një adresë e saktë për komunikimin e akuzës. Për këtë vepër, ai duhet të jetë vetë i pranishëm në gjykim

Ky është rasti i dytë pas Valdrin Pjetrit që kandidatët e votuar më 30 qershor rezultojnë me probleme me drejtësinë. Ka të dhëna të besueshme se për Pjetrin zoti Rama ka patur informacion të plotë e megjithatë ka vijuar me kandidimin. Për këtë arsye problemi është më i thellë sesa thjesht mashtrimi i njërit apo tjetrit kandidat. Kjo edhe sepse opozita megjithë saktësinë e fakteve që po publikon në vijimësi nuk po arrin të rikapitalizojë pakënaqësinë në marzh elektoral përkundrejt shumicës aktuale.

Nga kjo pikëpamje ne po dëshmojmë një proces që ka shumë pasoja i cili konsiston në legalizimin për shkak të pafuqisë për të reaguar të bashkëqeverisjes me njerëz me të shkuar problematike apo kriminale, e që penetrojnë në vendimmarrje përmes mjetesh joortodokse. Thonë se ish-deputeti socialist Alfred Peza e përmblodhi kështu situatën që iu krijua me llogarinë e vet bankare: nuk më bënë gjë, thjesht më legalizuan paratë. Mund të jetë thashethem, nga ata që PS-ja i prodhon me shumicë, porn ë të vërtetë e përkufizon shumë mirë edhe atë që po ndodh me dekriminalizimin që po shndërrohet në legalizim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.