900 mijë kërkesa për azil mbeten pezull në BE

Postuar në 26 Gusht, 2019 13:48

Zyra europiane e statistikave deklaron se rreth 900 mijë kërkesa azili janë në pritje të shqyrtimit nga autoritetet e vendeve anëtare. Numri më i madh i azilkërkuesve janë në Gjermani me 44% të totalit, pasuar nga Italia me 12%, ndërkohë që shkalla e refuzimit nga vendet pritëse në Europë është thuajse dyfishuar në tre vitet e fundit. Nga 37% që ishte në vitin 2016 ajo ka shkuar në 64% në vitin 2019 me Italinë që udhëheq me 80% të kërkesave të refuzuara.

Edhe qeveria gjermane ka refuzuar gjatë vitit 2019 3/4-at e kërkesave për bashkim familjar gjatë vitit 2019 që vinin nga Greqia, ku jetojnë emigrant në kampet e Athinës dhe Lesbosit.

Sipas Eurostatit që nga viti 2014 ka patur 3.6 milionë kërkesa për azil në vendet e BE-së, nga të cilat vetëm 1.8 milionë kanë marrë përgjigje pozitive. Sa i përket numrit të emigrantëve ilegalë, në vitin 2018, Gjermania mban vendin e parë me 134 mijë, pasuar nga Franca me 105 900.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.