Turqia e Erdogan depërton në industrinë e çelikut në Britaninë e Madhe

Postuar në 25 Gusht, 2019 13:22

Turqia e Reccep Erdoganit ka arritur të depërtojë në industrinë britanike me një blerje që po analizohet si pjesë e axhendës personale të presidentit turk.

British Steel, një kompani ndër më të vjetrat në vend dhe punësues me rëndësi  në Britani është blerë nga Ataer Holding, që është një degë e fondit ushtarak të pensioneve, Oyak.  Kompania turke fitoi mbi ofertën e një rivaleje britanike. Liberty House, duke ofruar 900 milionë paund investime për të dyfishuar prodhimin dhe duke shpëtuar kështu 4000 vende pune. Vetë Oyak posedon 15 miliardë paund asete dhe ka 30 mijë të munësuar, por aktiviteti dhe ajo çfarë fshihet pas tij ngre dyshime.

Fondi u krijua pas grushtit të shtetit në Turqi në vitin 1960 me synim mbështetjen e ushtrisë që deri në atë kohë ishte e keqfinancuar. Në vitin 1971, Oyak hyri në bashkëpunim me Renault dhe bleu në vitin 2005,  49% të prodhuesit turk të çelikut, Erdemir . I asociuar me vlerat laike të ushtrisë turke, fondi u vu nën presion nga Erdogan, një politikan që përfaqëson islamin politik. Në vitin 2016 drejtimi i fondit ndryshoi  me dorëheqjen e tre prej drejtuesve kryesorë. Në krye erdhi Suleyman Savas Erdem, një njeri i afërt i Erdogan. Që nga ai vit fondi ka ndaluar së publikuari raportin vjetor dhe nuk I nënshtrohet me auditit normal të qeverisë, një mënyrë e njohur kjo e Erdogan për t’I mbajtur punët e veta larg kontrollit të ligjit.

Mediat e ndryshme spekullojnë se pas blerjes së British Steel, qëndron një lojë politike, apo në Pazar tipik turk. Me blerjen e bërë Erdogan shpëton qeverinë britanike nga kritika se nuk bëri asgjë për të mos lejuar asgjësimin e një ikone të industrisë në vend, në këmbim të qëndrimeve bashkëpunuese të Londrës për gulenistët e shumtë që janë strehuar në Britaninë e Madhe.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i Londrës, por si një investitor kaq i rëndësishëm, minimum që mund të pritet është kujdesi në qëndrimet ndaj Ankarasë që së fundmi është nën  presion të gjithanshëm edhe për shkak të lojërave që po bën ndaj Qipros.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ku ku bre, ene Britannia asht tuj kqyr kah Lindja aziatike e Turqise.
Po e harron Perendimin..........Invazion turk......
E sa per Qipron, nuk ka lojra. Ka pune dhe veprime qysh ne 1974. Turqit Jane zoter te rajonit dhe tokes se tyre e nuk pyesin ambasadoret e huaj te Perendimit se si duhet te veprojne per fatet tyre sic bejne shqiptaret.
Ju si analiste me mire merruni me analizat e Mihaleve ne vendin e sorrave (nuk ka mbetur as nje duzine Shqiponjash) sepse nuk e keni tagrin te analizoni Turqine dhe qeverine e saj qe nuk merr me lejenga Ameriqia por vendos vet.

Submitted by redaksia on

Tagrin se per cfare analizojme s'ta kerkojme Ty dhe askujt tjeter. Dhe se cfare analizojme dhe shkruajme e vendosim vetem Ne dhe askush tjeter. Kaq duhet te jete e qarte. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.