Rregulla të reja në BE për identifikimin e fytyrës

Postuar në 23 Gusht, 2019 13:08

Bashkimi Europian do të rishikojë legjislacionin për identifikimin dixhital të fytyrës së qytetarëve që qarkullojnë në hapësirën e tij. Nismat ligjvënëse pasojnë vënien në jetë të Rregullores për Mbrojtjen e Përgjithshme të të Dhënave që u miratua një vit më parë.

Sipas propozimit të bërë në Komisionin Europian, qytetarëve do të t’u njihet e drejta për të kontrolluar të dhënat e mbledhura përmes identifikimit të fytyrës dhe do t’u tregohet se përse përdoren ato.

Rregullorja e sipërcituar ndalon mbledhjen e të dhënave biometrike unike, por me ligjet që pritet të miratohen kjo gjë do të sqarohet më mirë. Ajo vjen pas disa viteve përballjeje të vendeve anëtare të BE-së me Facebook për facial recognition, ndërkohë që Komisionerja e re, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për miratimin e legjislacionit të ri për inteligjencën artificiale brenda 100 ditëve të para të saj në zyrë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.