BE krijon fondin 100 miliardë euro për të përballur gjigandët teknologjikë të ShBA dhe Kinës

Postuar në 23 Gusht, 2019 10:22

Bashkimi Europian po mendon të krijojë një fond 100 miliardë euro si mbështetje për “kampionët europianë” që do të përballen me gjigandët amerikanë dhe kinezë të teknologjisë si  Google, Apple dhe Alibaba.
“Politico” raporton për një listë prej 173 faqesh në të cilën shpalosen synimet për një Europë të aftë që të marë masa tregëtare ndaj ShBA dhe Kinës. 

Ngritja dhe lidershipi i konkurentëve joeuropianë, me mjete të paprecedenta financiare, ka potencialin e asgjësimit të dinamikës ekzistuese inovatore të BE-së dhe minimin e pozicionit industrialmtë Unionit në disa sektorë

citon “Politico” dokumentin. 

Google, Apple, Facebook, Amazon, Microsoft, Baidu, Alibaba dhe Tencent identifikohen si kompanitë që duhen konkuruar dhe që për momentin Europa nuk i ka. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.