Macron siguron Greqinë kundër Turqisë

Postuar në 22 Gusht, 2019 20:09

Greqi ka marrë një garanci shtesë në përballjet e saj tradicionale me Turqinë. Presidenti i Francës, Emmanuel  Macron, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis se Franca nuk do të tolerojë cenimin e zonës ekskluzive ekonomike të Qipros. 

Nuk do të tregojmë asnjë shenjë dobësie

është shprehur ai. 
 

Nga ana e vet kryeministri grek, Mitsotakis, ka vënë në dukje miqësinë tradicionale mes të dyja vendeve, që arriti kulmin në revolucionin grek të 1821-t. 
Qëndrimi i Francës në raport me Turqinë nuk është i ri, pasi aty strehohet komuniteti më i madh armen në Europë. Franca është një ndër vendet që ka mbrojtur përherë tezën e genocidit armen, e cila shihet në Ankara si politikë antiturke. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.