Trump premton një Groenlandë pa kulla

Postuar në 20 Gusht, 2019 11:25

Presidenti amerikan Donald Trump i është referuar sërish  qëllimit të tij për të blerë Groenlandën nga Danimarka, por duke duke premtuar me humor  se nuk do të ndërtojë kulla në ishullin e Arktikut.

"Premtoj se nuk do ta bëj këtë në Grenlandë!" – shkruan Trump në tëitter duke e shoqëruar postimin me një fotomontazh ku duket hoteli i tij me njgyrë të artë i ndërtuar në Las Vegas i vendosur në një peizazh bokolik në rajonin danez ku  jetojnë 56,000 banorë.

Trump riafirmoi të dielën interesin e tij për blerjen  nga  SHBA të Groenlandës. "Më erdhi deja  dhe unë thashë se ishte interesante dhe strategjike, natyrisht"-u tha miliarderi gazetarëve në New Jersey, duke iu referuar një "transaksioni të madh të pasurive të patundshme".

Ishulli, i cili fitoi statusin e "rajonit autonome" danez në 1979, është i pasur me burime natyrore. Groenlanda ' nuk është në shitje' ishte reagimi i qeverisë rajonale të premten, një ditë pas raportimeve në shtyp për interesin e sipërmarrësit të pasurive të patundshme të Neë York-ut, njëherësh edhe president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I promise not to do this to Greenland! pic.twitter.com/03DdyVU6HA

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) August 20, 2019

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Blejme e shesim cfare te duam, ishuj, vende dhe popuj. Gjithshka eshte ne doren tone! Edhe ti lexues miop!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.