Turqi, zëvendësohen kryetarët e tre bashkive

Postuar në 19 Gusht, 2019 10:21

Autoritetet turke zëvendësuan kryebashkiakët e tre qyteteve të Turqisë juglindore - Dijarbakir, Van, Mardin, të cilët i përkasin Partisë Republikane Popullore (HDP përfaqëson pakicën kurde), pasi i akuzon për terrorizëm.

Në vend të tyre janë emëruar prefektet e këtyre krahinave.

Të tre kryetarët janë akuzuar për vepra të ndryshme, përfshirë anëtarësimin në një organizatë terroriste dhe përhapjen e propagandës terroriste. Në vitin 2016, autoritetet turke pushuan dhjetëra kryetarë bashkish në juglindje, ku kurdët përbëjnë shumicën e popullsisë, duke i akuzuar ata për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Në vazhdën e zgjedhjeve lokale të marsit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sugjeroi që kryetarët e zgjedhur të bashkive nga HDP të mund të shkarkohen, si dhe paraardhësit e tyre, nëse do shihej se kishin marrëdhënie me separatistët. Erdogan shpesh ka argumentuar se HDP ka lidhje me PKK, e cila përshkruhet si një organizatë terroriste nga autoritetet e Turqisë, shtetet anëtare të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PKK mori armët kundër shtetit turk në 1984. Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në këtë luftë të vazhdueshme me intensitet të ulët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.