Toma marshon në Shkodër, konstituim nën mbrojtjen e RENEA-s (Video)

Postuar në 19 Gusht, 2019 12:33

Demokracia foli, ashtu si marshimi i Tom Doshit pas konstituimit të Këshlllit të ri Bashkiak të Shkodrës. Mbledhja e thirrur nga prefekti u shoqërua me tensione. Para godinës së Universitetit Luigj Gurakuqi ku u mbajt mbledhja e konstituimit u mblodhën mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike. Mes policisë dhe protestuesve ka patur momente përplasje, pas tentativës së mbështetësve të opozitës për t’u futur brenda.

Më herët të rinj të forumit demokrat rrethuan me shirita godinën e Universitetit. Partia Demokratike thotë se skenari për të shpallur mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët shkel në mënyrë flagrante ligjet që rregullojnë pushtetin vendor.

Sipas opozitës, neni 60 pika 4 e Ligjit për Qeverisjen Vendore përcakton se “Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës. Kryetarja aktuale e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Greta Bardeli e denoncoi mbledhjen si antikushtetuese, duke qenë se ishte e vetmja përfaqësuese e opozitës që ishte në sallë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.