SHBA nën hijen e nacionalizmit të bardhë

Postuar në 17 Gusht, 2019 12:53

Molly Calliste, një regjisore e re amerikane po viziton disa vende të Europës  për të prezantuar dokumentarin e saj të fundit me titull, “Humanity last. Refugees still hope” "Humaniteti i fundit. Refugjatët ende shpresojnë”. E gjendur në Greqi për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ajo është intervistuar nga CNN.gr, ku flet për atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara me emigrantët  dhe racizmin e bardhë.

“Në SHBA ekziston ajo  që ne e quajmë "nacionalizë i bardhë". Pra, ekziston frika se nëse lejohen që të hyjnë shumë prej këtyre njerëzve ajo që quhet "Amerika e bardhë" do të njolloset. Se do të ketë një racë të re dhe Amerika nuk do të jetë më një vend për amerikanët dhe do të jetë për Meksikanët le të themi, ose ndonjë etni tjetër”-thekson ajo.

Më tej ajo shto se “Ekziston frika se "tjetri" do të vijë, do ta zërë vendin dhe do ta ndryshojë atë. Mbaj mend gjatë administratës Obama nacionalistët e bardhë  shpërndanin fletëpalosje dhe thoshin se Obama do të bënte ndryshime dramatike. Ata vetë besonin fuqimisht se ai ishte musliman dhe se nuk ishte amerikan. Besuan me ngulm se Obama po synonte t'i shndërronte SHBA në një vend musliman. Gjërat kanë ndryshuar natyrisht, nuk është më Obama në pushtet por Trump dhe tani të njëjtët njerëz janë të frikësuar ose të paktën të thonë se do të bëhen pakicë nëse pranojmë refugjatë të tjerë”.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Njesoj si ne Shqiperi qe shqiptaret me ngjyre te erret trumbetojne nacionalizmin panevropian duke riperseritur te njejtin refren si pasoje e mossigurise qe kane, dhe te vetedijshem qe identiteti dhe rraca e tyre jane te perziere me popuj te tjere pergjate shekujve.
Si perfundim, as rracizmi dhe AZ nacionalizmi nuk mund t'i bej popujt superiore mbi te tjeret por eshte shkenca dhe zhvillimi social ajo qe mund.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.