Prokuroria sqaron PD-në: Duam ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë për verifikimin e Pjetrit

Postuar në 16 Gusht, 2019 12:11

Prokuroria e konfirmoi sot se ka kërkuar ndihmën e  Ministrisë së Drejtësisë për verifikimin e të shkuarës së Valdrin Pjetrit në Itali.  Në një letërpërgjigje që i kthen Partisë Demokratike organi i akuzës  thotë se autoriteteve të drejtësisë italiane u është kërkuar vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykatat, si masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të  Valdrin Pjetrit.

Në vijim tëkësaj proçedure, më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian, të vëna në dispozicion me shkresën tuaj nr”- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Po ashtu prokuroria sqaron se ka marrë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit të Valdrin Pjetrit dhe ka kërkuar verifikime nga Zyra e Gjendjes Gjyqësore, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Policia dhe prokuroritë e të gjitha niveleve. Sipas organit të akuzës Valdrin Pjetrit një javë më parë  i është kërkuar të depozitojë edhe gjurmët e gishtërinjve pranë Institutit të Policisë Shkencore. Kujtojmë që zoti Pjetri ka qenë vartës i zonjës Gjonaj, pasi ka drejtuar Zyrën e Hipotekës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.