Lajmi i MM: Ursula von der Leyen admiron Olta Xhaçkën

Postuar në 16 Gusht, 2019 10:18

Pas problemeve me Valdrin Pjetrin më në fund vjen një lajm i mirë për Partinë Socialiste, që duhet thënë se ka vuajtur shumë nga keqkuptimet, sidomos me çunat e saj problematikë. Ndryshe është me zonjat në selinë rozë.  Bëhet fjalë për krenari sa personale aq edhe partiake, pasi nuk pritej që Presidentja e e re e Komisionit Europian të Ursula von der Leyen të kishte si frymëzim politikanët shqiptarë dhe konkretisht Olta Xhacckën, të cilën e admiron për rrugëtimin që ka bërë. Megjithë rezervat për ta besuar si lajm, zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se zonja der Leyen admiron ministren shqiptare të Mbrojtjes.

Ja ccfarë thotë njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerëson rolin e Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO. Gjatë ceremonisë së organizuar në Berlin, për nder të saj, ish Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, tanimë presidente e KE, i shprehu nominalisht ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka vlerësimet për rolin e saj në marrëdheniet mes Shqipërisë dhe NATO, duke e cilësuar vendin tonë si një aleat të denjë.

Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës”-iu drejtua zonja von der Leyen, ministres Xhaçka.

Zonja Xhaçka i përket brezit të ri të politikanëve dhe rrugëtimi i saj nuk ka ndonjë gjë impresionuese, përvecc kalimit nga Mjafti te G99 dhe më pas te Partia Socialiste e Edi Ramës. Nisur nga këto presimsa duhet të presim që së shpejti Taulant Balla të propozohet si President i Komisionit Europian më karrierën e pasur që ka në politikë si deputet i Librazhdit dhe autoparlant i zotit Rama.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.