Fundi i një aventure

Postuar në 15 Gusht, 2019 17:10

I vënë përballë fakteve të pakontestueshme lidhur me të shkuarën e tij penale kryebashkiaku i dalë nga procesi i 30 Qershorit në Shkodër, Valdrin Pjetri nuk ia ka lênë barrën Prokurorisë, por ka pranuar ta lërë me kaq aventurën katapultimit në politikë.  Në një postim në rrjetet sociale ai ka lajmëruar dorëheqjen nga funksioni i kryebashkiakut të zgjedhur, duke folur për histori rinore dhe pafajësi ligjore.

Postimii i Valdrin Pjetrit

Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi....

Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës. 

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem. 

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem  nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!

Ishte një endërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai. 

Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua. 

Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj !

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Tani do kete zgjedhje te reja per kryetar bashkie Shkoder. Shume interesante do jete propaganda e PS-se se bashku me levat e saj per te fituar kete bashki edhe nje here! Teorikisht duket dicka e pamundur qe ta ktheje eren e krijuar ne favor te vet, por tentativat kane filluar. Dicka u perfol qe dje se Valdrin Pjetrin e kishin emeruar ne detyre qe ne kohen e Berishes. Prape duke shkuar tek pika qe fajin e ka Saliu! Opozitaret qe duam, si Topalli e Hajdari filluan te komentonin se per fenomenin V.Pjetri fajin e ka edhe opozita e sotme, edhe pse ne fakt kjo opozite ishte ajo qe denoncoi Valdrinin. Kur nuk ka cfare te thote Balla, atehere dalin ne skene levat e partise nga "opozita qe duam".

Pra fushate PS-iste, me dy fronte. Njeren relativizimi i cdo faji te vet permes sulmeve ndaj opozites duke ia lene asaj te gjitha fajet e veta dhe tjetra, krijimi i nje figure te re e cila do paraqitet si shpetimtare e Shkodres, tamam ashtu sic u paraqit Valdrin Pjetri kohet e fundit. Nuk do ishte cudi qe ne fushaten e kesaj figure te re socialiste, te angazhoheshin edhe ambasadat e huaja, ne funksion te konsolidimit te institucioneve lokale sic do te shprehen ata. Pra Shkodres sic diket po i pergatitet nje fitore e re, e madhe dhe historike. Gatuesit e kesaj gjelle jane po ato qe pergatiten edhe gjellen e Valdrinit. E njejta shije me siguri, kur kuzhinieri eshte i njejti!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.