Memoriali/Ferrat e Veliajt më të pranueshme se sallata e PD-së

Postuar në 12 Gusht, 2019 20:40

Nëse Erion Veliaj dha një përgjigje alla Veliaj, (ndoshta dhe nga më të sinqertat e tij)për  vendosjen e memorialit të dëshmorëve të 15 Korrikut në Kodrat e Liqenit Artificial, duke thënë se nuk u bë hataja apo se Bashkia pastroi ferrat e liqenit, sqarimet e Partisë Demokratike për pjesëmarrjen në ceremoni vetëm qëndrime serioze të një partie nuk mund të quhen.

Respublica iu drejtua zyrës së Partisë Demokratike për të marrë një përgjigje nëse zoti Kreshik Çollaku kishte shkuar në ceremoni me lejen e zotit Basha por nuk kemi marrë ende një përgjigje. Gjithsesi në një deklaratë për A2 CNN Çollaku ka shpjeguar se në ceremoni ka marrë pjesë si përfaqësues i PD në përgjigje të një ftese zyrtare nga ambasada turke në Tiranë.

“Marrja e pushtetit përmes grushtit të shtetit nuk është vetëm çështje e politikës së brendshme në Turqi por një çështje e parimeve demokratike të cilat mbështeten në konventa ndërkombëtare ku Shqipëria është pjesë, për këtë Shqipëria dhe bota demokratike e dënuan grushtin e shtetit në Turqi”- deklaron Çollaku.

Mirëpo një “ujk” i vjetër në PD si Tritan Shehu që çfarë nuk ka provuar në mbrojtje të shtetit demokratik ka një narrativë tjetër. Duke komentuar mëkatet e qeverisë Rama,Tritan Shehu flet për memoriale servile, por ndoshta harron që partia e tij ishte në rreshtin e parë të ceremonisë.

Ja se çfarë shkruan:

“Pra nuk mund ta shpetojne dot as “memoriale” servile, qe vecse flasin per nivelin ekstrem te mungeses se dinjitetit shtetëror, as ceremoni propagandistike, as shkarkime ministrash thjesht per “haraç”, as votime si vasal pro rezolutash goditëse ndaj ShBA-se, as koncesione apo shoqëri larje parash etj”-shkruan Shehu. Kujtojmë që më herët nga PD reagoi edhe Gerti Bogdani, Sekretar i Marrdhënieve me jashtë, i cili e quajti gafë diplomatike. Hajde merre vesh sallatën e PD-së properëndimore që s’di si ta rreshtojë veten në këtë garniturë gjeopolitike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.