Maqedonia e Veriut heq Diellin e Verginës

Postuar në 12 Gusht, 2019 15:25

Në Maqedoninë e Veriut ndalohet nga sot përdorimi i Diellit të Verginës. Kjo gjë  parashikohet në Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar midis Greqisë dhe vendit fqinj.

Marrëveshja e Prespës parashikonte një periudhë gjashtëmujore kalimtare përpara se ndalimi të hynte në fuqi sot. Marrëveshja madje thekson se Dielli i Verginës është pjesë e historisë dhe kulturës së lashtë Greke. Me dimensione të vogla ose të mëdha, e gdhendur në sheshe, mure ose suvenire, e endur në qilima ose në flamurin shtetëror – Dielli nga Vergina ose nga Kutleshi, emri sllav për lokacionin në Greqinë e sotme veriore, gati tri dekada është një nga simbolet më të përdorura, për vetë-identifikim politik, etnik ose gjeografik.

Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se  Marrëveshja e Prespës që u arrit me ish/kryeministrin grek Aleksis Cipras, të cilën më shpesh e quan hap historik, është e drejtë dhe e hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE, proces I cili më parë ishte I bllokuar me vite për shkak të vetos greke dhe mospajtimet me emrin kushtetues të vendit, por edhe me simbolet të cilat për Athinën janë pjesë e trashëgimisë kulturore greke.

Por, jo të gjithë pajtohen me mënjanimin e diellit me 16 rreze. Opozitarja VMRO-DPMNE, udhëheqësit e së cilës e vlerësuan si të dëmshme Marrëveshjen e Prespës, dhe disa herë paralajmëruan ndryshimin e saj, në qoftë se partia kthehet në pushtet, fshirjen e Verginës e llogarisin si nënçmim të popullit maqedonas, sepse siç pohojnë simboli nuk është grek.

Simboli i Diellit të Verginës u përdor për herë të parë nga Maqedonia në flamurin e parë pas shkëputjes nga Jugosllavia. Sipas Marrëveshjes së Prespës, të nënshkruar më 12 qershor që ka hyrë në fuqi më 12 shkurt 2019, Maqedonia Veriore duhet të heqë simbolin e Verginës nga flamuri dhe referencat e nga monumentet, librat, institucionet dhe vendet publike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.