Xhonson e nis me zgjerimin e burgjeve

Postuar në 11 Gusht, 2019 12:04

Kryeministri britanik Boris Xhonson ka dalë në mbështetje të policisë në mënyrë që kjo e fundit të ushtrojë të gjitha kompetencat e saj për verifikime dhe kontrolle fizike të personave të dyshuar pa qenë nevoja për mandat gjykate. Ky udhëzim u ka shkuar 43 stacioneve policore në Angli dhe Uells.  Kjo masë sipas tij është e nevojshme  për të luftuar krimin.  Xhonson premtoi se do të rrisë kapacitetin e burgjeve britanike për 10,000 të dënuar.

Policia mund dhe duhet të përdorë kompetencat e saj për kontrollet dhe verifikimit dhe fizike"-shkruajti Xhonson në edicionin e së Dielës të Mail, duke përmendur që kjo masë është e nevojshme.

Ai theksoi se Ministri i Financave, Sajid Javid ka pranuar të japë deri në 2.5 miliardë paund për të rritur kapacitetin e burgjeve. Në të njëjtën kohë, ai insistoi në dënime më të rrepta për personat që kryejnë dhunë seksuale dhe dhe për ata që mbajnë thika.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.