Fshati digjet Hahn-i krihet

Postuar në 11 Gusht, 2019 18:06

Kredibiliteti i BE-së ka kapur fundin në Maqedoni pas skandalin me kryeprokuroren Speciale Katica Janeva, e cila përflitet në përgjime se ka marrë mbi 1 milionë euro për lirimin e një biznesmeni. Mirëpo Brukseli ka tjetër hall, të dënohen ata që kanë  bërë apo publikuar përgjimet e jashtëligjshme. Të paktën këtë thotë eurokomisioneri në largim Johanes Hahn në një reagim mbi skandalin e kryeprokurores Janeva, një investim i drejtëpërsdrejtë i BE-së.

“Lidhur me zbulimet më të reja, me rëndësi është të vërtetohet përgjegjësia juridike për të gjitha veprat penale, duke llogaritur edhe ato që dalin nga përgjimet e jashtëligjshme. Të gjitha veprat penale duhet të shqyrtohen nga organet kompetente, kurse kryerësit të dalin para drejtësisë”-komentoi Hahn

Gazetari italian me prejardhje sllovene Laris Gajser, i cili për opinionin në Maqedoninë e Veriut u bë I njohur me publikimin e bisedave të xhiruara në rastin “Zhvatja”, ka publikuar një video-kolumnë në edicionin elektronik të gazetës “La Verita”, ku sulmon Bashkimin Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë në largim të BE-së për Politikë të Jashtme Federika Mogherini.

Gajser në këtë kolumnë shtron pyetjen përse Brukseli po hesht për këtë rast në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar  se është e çuditshme mungesa e reagimeve nga Mogerini dhe Presidenti aktual I Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, të cilët sipas tij, fuqimisht kanë insistuar për Prokurorinë Speciale. Duke shfaqur bindjen se ende ka mundësi të ketë një demokraci të vërtetë të bazuar në opinion public të informuar dhe kontroll të politikanëve, Gajser pyet se si ka mundësi që Federika Mogherini të hesht para realitetit criminal në Maqedoninë e Veriut.

Comments

Submitted by Komentuesi 1 (not verified) on

Shpesh po thuhet se fajin per kete qe po ndodh e ka BE meqe ata "fuqimisht kanë insistuar për Prokurorinë Speciale". Shume mire qe kane insistuar per nje prokurori te tille, kur Gruevski zaptoi cdo institucion, duke perfshire edhe prokurorine e rregullt, e cila nuk ndermori asgje kur u zbulua skandali me pergjimet ne Maqedoni. Cila eshte logjika tash: meqe BE ka insistuar ne nje gje te tille (e kerkuar edhe nga opozita e asaj kohe dhe shoqeria), ajo e paska bere qe dikush ne kete prokurori te korruptohet?? Po pse BE duhet te garantoje per integritetin moral te dikuj ne nje institucion? Nuk paskemi ne menyra per te zgjedhur me te miret per nje pune, apo edhe per te denuar kur ata nuk e bejne punen si duhet ose perfshihen ne afera korruptive?

Per dallim prej qeverise se Gruevskit, tash asnje nuk thote qe (te gjithe) ata qe po dalin ne pergjime te mos hetohen, duke perfshire edhe shtypjen nga shoqeria, gje qe nuk ekzistonte ne kohen e Gruevskit. As Hahn nuk mund ta thote kete, por nje gje qe u duk se e thote eshte: vetem sepse nje prokurore munde te jete perfshire ne nje afere korruptive, nuk dmth qe ato qe jane dhe po zbulohen nga pergjimet e dala ca vite me pare duhet te amnistohen.

Gazetari qe publikoi video pergjimet, nese ka dicka kundra politikave te Mogherinit et al., nuk e krijon dot kete rast duke marrur shembullin e Maqedonise me kete logjike tendencioze.

Pra, hetim per te gjitha aferat korruptive, pa marr' parasysh se nga dalin dhe ke perfshijne. Pa Mogherinin, pa Hahn, pa Junker ne kete tregim. Ah po, mos te harrojme: dhe pa Sorosin, aman!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.