Tre hapa para si ushtar

Postuar në 10 Gusht, 2019 23:58

Edi Rama duket se është vërtet ndonjë hap para politikanëve që duan t’i marrin pushtetin. 

Amerikanët donin të bënin diçka që më e pas e quajtën reforma në drejtësi dhe z. Rama vrapoi për t’u bërë zëdhënës kryesor i kësaj politike. Aq sa e ktheu reformën në gogolin ideal ndaj Berishës dhe Ilir Metës. 

Këta nuk harruan që të reagojnë por ndaj amerikanëve që zgjodhën Ramën u vetëofruan, dhe pasi u refuzuan dolën në revolucionin imagjinar duke shpallur ndër të tjera se kjo lëvizje do sqaronte miqtë e hutuar. Kur miqtë nuk bënin mbrapa u bë ajo që mbetej: u kërkuan miq të tjerë.

Zoti Meta foli në Greqi sapo aty u bë ndryshimi i qeverisë. Por doli bllof. Mitsotakis po duket shumë indiferent në krahasim sa pritej. 

Më e çuditshmja, z. Rama ka mirëkuptim edhe pse ndjek një politike filoturke. Memoriali që përkujton qytetarët turq të vrarë gjatë grushtit të shtetit, të quajtur si martirë të demokracisë, janë marketingu më i mirë për Erdoganin që teksa akuzohet ai autokrat, në një qoshe të Europës duatrokitet si Baba Dovleti I të drejtave. Kaq e vërtetë është kjo saqë Meta, Berisha dhe Basha, dikur njerëz të përveçëm të cilëve u shkruhej emri me germa të mëdha, sot janë fshehur dhe nuk duan të ndihen. Nuk ia prishin Erdoganit ndonëse nuk e bëjnë dot mik të tyrin. Mik e ka z. Rama që në kuadër të këtij debati doli e tha në një intervistë për Euronews se veçimi i progresit të Maqedonisë nga Shqipëria është i rrezikshëm.

Po pse është I rrezikshëm? Shqipëria nuk destabilizon dot askënd, veçse nëse kryeministri shqiptar po kërcënon me faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Dhe politikën antieuropiane në Shkup e menaxhon askush tjetër veç Erdoganit. Zoti Rama ka një dorë në ngjarjet e Kumanovës nisur  nga mënyra sesi reagoi pas saj dhe me këtë shantazh të fundit po hedh një hap më tej sikur do të thotë: mua do më begenisni ndryshe do ta keni pisk. Në fakt këtë mesazh e dërgon Erdogan që ka marrë memorialin si dëmshpërblim për lojërat guleniste në krye të KMSh-së. 

Zoti Rama ka përpunuar tezat ruse dhe të opozitës si organizatë e dhunshme për të mbuluar dorëzaninë e kësaj politkke turke në Shqipëri por edhe gjurmët e tij. Deri ku do të shkojë kryeministri shqiptar me këtë gjuhë dhe këtë politikë?

Patjetër që deri aty ku do t’i lëshojnë fillin, por e sigurtë është se shantazhet nuk i harron njeri. Erdogani nuk ka valencën e mbështetes politike, por atë operative ndaj edhe Turqia po duket përherë e më shumë si tutori i Shqipërisë dhe menaxhues i dobësisë së saj organike. Sot ai përmbush mjaft mirë kërkesat për mbijetesë të qeverisë shqiptare që nuk është çudi që të deklarojë se memoriali është thelb akt i një politike europiane. A nuk të bën europian të  nxehtë fakti që shantazhon publikisht Europën që të hapë kanat portat e saj? 
Dhe ndoshta edhe opozita, apo ajo që quhet e tillë në sallatën e drejtuar nga Presidenti, do të mbrohet me këtë argument, pa folur për faktin se batakçillëku i saj arrin deri aty sa dikur të dalë e të deklarojë se ne si forcë përparimtare na intereson çdo model që mbron demokracinë. Ndaj edhe e vuri fytyrën në ceremoninë e memorialit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.