Përplasjet që çuan në fundin e qeverisë Conte

Postuar në 10 Gusht, 2019 11:55

Partia Lega, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës të Italisë, njoftoi se do t’i paraqesë një propozim Senatit për mocion besimi ndaj qeveris, duke shpresuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme së shpejti.

"Ata që humbin kohën dëmtojnë vendin"- thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Lega. Partia e krahut të djathtë të Matteo Salvinit njoftoi se koalicioni qeveritar me lëvizjen antistem të 5 Yjeve ka rënë. "Le të shkojmë direkt në parlament për të konfirmuar se nuk ka më një shumicë qeverisëse"-tha zv/kryeministri Salvini. "Le t'ua japim pushtetin votuesve”-shtoi ai.

Në një konferencë shtypi, Kryeministri Conte akuzoi Salvinin për ndërtimin e një krize artificiale, duke e quajtur thirrjen e Salvinit për zgjedhje të parakohshme të nxitur nga sondazhet që i japin Legas  mbi 30%. Conte, i cili nuk është anëtar i asnjërës palë, akuzoi ministrin e brendshëm se fshihej pas "retorikës mediatike dhe parullave" dhe i kërkoi që t'i shpjegonte parlamentit "pse vendosi të ndërpresë punën e kësaj qeverie kaq papritur " Tensionet mes Legas dhe Lëvizjes 5 Yjet  kishin nisur prej muajsh  por kulmuan  të Mërkurën pasi Lëvizja Pesë Yje votoi kundër propozimit për projektin hekurudhor me shpejtësi të lartë Francë-Itali.

Qeveria e koalicionit vazhdimisht ishte në prag të shpërbërjes vitet e fundit, pasi të dy partitë u përplasën për çështje të ndryshme, nga autonomia e rajoneve italiane deri për pagën minimale. Parlamenti është mbyllur për verën, dhe i takon presidentit të Senatit të vendosë se kur do ta mbledhë. Presidenti i Republikës, Sergio Matarella, është i vetmi autoritet që mund të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.