Erdogan: Aneksimi i Krimesë është ilegjitim

Postuar në 08 Gusht, 2019 12:55

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar pas një takimi me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky se ankesimi i Krimesë nga Rusia është ilegjitim.

Vijimi dhe ruajtja e turqve në Krime, mëmëdheun e tyre historik, mbrojtja e identitetit dhe kulturës së tyre, ruajta e të drejtave dhe lirive bazë janë prioritete të Turqisë

tha ndër të tjera Erdogan.

Presidenti ukrainas e ka falënderuar presidentin turk për “mbështetjen e vendosur për integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës”. Vetë Zelensky fitoi zgjedhjet e fundit që nuk u zhvilluan në Krime, gadishulli strategjik në Detin e Zi që mbahet nën kontrollin e forcave pro ruse dhe më tej akoma ka zhvilluar një referendum që formalisht miratoi kalimin nën administrimin rus.

Turqia ka disa pretendime në këtë gadishull pasi aty jetojnë tatarë myslimanë me të cilët ajo ka lidhje historike. Qëndrimi i saj në këtë çështje bie ndesh me Rusinë, vend me të cilin ajo ndan interesa pak a shumë të afërta në Siri për zgjdhjen e krizës së të cilës aderon edhe në formatin e Astanas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.