E duan më shumë se në 2016

Postuar në 08 Gusht, 2019 10:38

Donald Trump si president aktual, por edhe si pretendent për një mandat të dytë, ngjan sikur nuk interesohet për zgjerimin e bazës së tij elektorale. Sidoqoftë çuditërisht, ai duket se ka fituar mbështetjen e më shumë votuesve, pasi përqindja e amerikanëve që thonë se kanë një qëndrim pozitiv ndaj tij është rritur ndjeshëm që nga zgjedhjet e vitit 2016.

Në të vërtetë, në muajt e fundit, siç thekson New York Times, sondazhet e disa prej kompanive më të mëdha dhe më të besuara tregojnë se vlerësimi pozitiv i punës së presidentit ka tejkaluar çdo tregues të mëparshëm gjatë mandatit të tij.

Miliona Amerikanë që në atë kohë thanë se nuk donin ta shihnin Donald Trump si President të SHBA-ve tani e mbështesin atë. Shkalla e popullaritetit të tij nga 2016 deri më sot është rritur me 10%, dhe aktualisht qëndron në  nivelin e 44%. Për më tepër, vlerësimi pozitiv i punës së Donald Trump është i qëndrueshëm në krahasim me presidentët e tjerë, dhe më i lartë se sa besuan disa analistë.  Por rritja e mbështetjes nga viti 2016 nuk do të thotë se ai ka më shumë të ngjarë të rizgjidhet.

Besimi i përbashkët  për zgjedhjet e vitit 2020 është se, duke pasur parasysh rezultatet e vitit 2016 dhe performancën e demokratëve, çdo ndryshim siç është zgjedhja e një kandidati më të mirë, rritja e pjesëmarrjes, etj do të ishte e mjaftueshme për të mposhtur Trump. E gjithë kjo, natyrisht, nëse mbështetja për presidentin aktual nuk ndryshon.

https://www.nytimes.com/2019/08/07/upshot/trump-approval-rating-rise.html?action=click&module=Top%20Stories&pgtype=Homepage

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.