Reagime për mbrojtjen e mjedisit nga kërkimet masive për naftë në Jon

Postuar në 05 Gusht, 2019 17:27

Një anije e organizatës World Wildlife Fund pritet të lundron së fundmi në detin Jon me synim ndërgjegjësimin e banorëve të ishujve jonianë kundër kërkimit të naftës dhe gazit. Siç kishte njoftuar në vitin 2018, anija me imazhin e pandas në vela ka qenë në Zaqinthos, Itaka dhe  Qefaloni, të tre pjesë e zonës prej 17 mijë km2 që Greqia ka akorduar ndaj kompanive të huaja për kërkime në Jon.

Afërsisht 1/3 e PPB-së së ishujve jonianë vjen nga turizmi. Kështu që imagjinoni një skenar të një incidenti të vogël apo të madh me naftës se çfarë do të thotë kjo për këta ishuj

thotë drejtori i Përgjithshëm i WWF për Greqinë, Dimitris Karavela. 

Ky është reagimi i parë kundër politikave ekonomike greke për shfrytëzimin e burimeve natyrore që nëse konfirmohen të suksesshme do të transformojnë strukturën ekonomike të mbarë vendit. 

Greqia ka autorizuar kërkime edhe në Janinë dhe Peleoponez. WWF e ka shtrirë fushatën e vet edhe në Itali, Marok dhe Egjipt. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.