Galeria e thiatros qeveritare!

Postuar në 05 Gusht, 2019 17:41

Prej disa ditesh kryeministri poston ne faqen personale në facebook portrete aktoresh që ashtu si qeveria duan t'i vihet rruspa Teatrit Kombëtar.

Radha në galerinë e oportunistëve që po zënë vend në vitrinën e Rilindjes është e Bujar Asqeriut. Ai ishtë ndër personazhet që fillimisht kundërshtuan shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave, po diçka ndodhi dhe Bujari me shokë ndërruan rrugës.

Kryeministri thotë se ata u ndriçuan nga transparenca qeveritare dhe që prej asaj dite janë vuvosur. Në gjuhën popullore, aktorët e teatrit quhen theatrinë dhe memecëria njihet si rol. Është shumë i vështirë të bëhet në skenë, por në jetën reale disa theatrinë e kanë fare kollaj.

A janë iluminuar vërtet apo ka ndonjë arsye tjetër kjo mbetet për t'u parë. Fakt është që ata janë në tabelën e nderit të qeverisë, e cila po i njeh si të famshëm dhe po u ngre kulla fjalëve të tyre. Goliku i Tepelenës nuk e fshehu që jetonte vetëm për t’i kënduar udhëheqjes, ndërsa disa nga theatrinët tanë për t'i shërbyer me profesionalizëm thiatros së qeverisë. Çfarë rëndësie ka dinjiteti, kur në fund të fundit një rol që mund ta luash në  skenë  e nxjerr edhe jashtë saj? Ku ka kontratë amorale mes padronit dhe shërbëtorit, qoftë socialist, idealist apo vjen fjala artist!

Postimi i Ramës

“Aktori i famshëm, Bujar Asqeriu, i përket një brezi të ndërmjetëm, mes mjeshtrave që themeluan Teatrin Kombetar gjatë epokës komuniste dhe të rinjve, që erdhën në skenë kur regjimit komunist i erdhi fundi. Qyshse kjo çështje u sqarua qartë e prerë me qeverinë e me bashkinë, që s’kanë pasur kurrë ndërmend të përdorin truallin e teatrit për tjetër gjë, përveçse për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Bujar Asqeriu, njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, mbështet pa rezervë shembjen e të vjetrit e ndërtimin e të riut.

Bujar Asqeriu

Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem sepse është sëmundje. Nga ajo godinë ku vdiqën shokët e mi, më duket se jam sëmurur edhe unë. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit, por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua!”

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Bujar Asqeriu eshte dashur ta mbyllte ate mesazh me shprehjen: Rrofte partia Socialiste! Fitore, fitore, fitore ....

Submitted by Taras (not verified) on

Ahahahahaha, ju lumte me kete shkrim redaksi, kam qeshur me ze.
Keta aktoret mgjth mend luajne theater edhe ne jeten e perditshme, nuk e kane per gajle te lepijne ate qe peshtyjne. Ky asqeriu na eshte kthyer ne "asker" i Rames tashme. (Ushtar).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.