Presidenti, lutje publike KQZ-së dhe kryeministrit: Bëni zgjedhje më 13 tetor

Postuar në 01 Gusht, 2019 14:59

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë sot një lutje publike që dekreti i tij për zgjedhjet e 13 tetorit të zbatohet për arsye sepse kërcënohet integrimi i Shqipërisë. 

Mos realizimi i zgjedhjeve ne 13 tetor, do të jetë kosto serioze në pikëpamjen ligjore, por është penalizmi i sigurtë, 101 % për çeljen e negociatave të Shqipërie në tetor 
Kjo do të ishte një goditje e madh e gjithë perspektives europiane, që është vonuar këto 3 dekada. Unë e ftoj edhe njëherë kryeministrin Rama që të reflektojë, mos pengojë zbatimin e dekretit për datë 13 tetor, ftoj KQZ dhe institucionet e tjera të mos vazhdojnë në paligjshmëri, dhe partitë opozitare që duan të marrin pjesë në zgjedhje që të regjistrohen sepse qytetarët shqiptarë, në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë që kemi detyrim t’i zbatojmë.
Kanë të drejtë të zgjedhin, jo të votojnë dhe kjo është detyrim që u takon të gjithëve

u shpreh z. Meta në një dalje të posaçme për mediat. 

Ai ka sqaruar se nuk ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit ndërkohë që ka bërë thirrje që në 13 tetor të mbahen edhe zgjedhje presidenciale me kushtin e shpikur artificialisht  se zyrën mund t’ja lërë vetëm Rexhep Mejdanit. 

Presidenti do japë shembullin personal, nëse s’do bëjmë zgjedhje në 13 tetor, do bëjnë zgjedhje Presidenciale.
Presidenti është dhe më i hapur, nuk ka frikë nga vota e shqiptarëve, që në rast se do kryeministri të lerë dhe detyrën e Presidentit, gjithmonë duke konkurruar në 13 tetor, por me një kusht që në këtë zyrë të vij një person me shumë integritet dhe që ka qenë në këtë zyrë dhe që ka provuar që mbrojtja e interesit kombëtar, pra të jetë profesor Rexhep Meidani

tha Meta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.