Një ligj i afërm i Athinës që shtron çështjen e statusit të Himarës

Postuar në 01 Gusht, 2019 01:01

Kryeministi i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar dje se qeveria e tij do të vendosë në axhendën e diskutimeve parlamentare që u njeh të drejtën e votës edhe anëtarëve të diasporës greke. 

E drejta e grekëve në botë për të votuar nga vendi i tyre i qëndrimit është një prioritet dhe sanksionimi i kësaj të drejte do të propozohet së shpejti. Shpresoj se do të gjejmë mirëkuptimin e duhur në Parlament

tha ai në një fjalë të mbajtur në Komitetin Politik të partisë Demokracia e Re. 

Mitsotakis ka sqaruar se kjo e drejtë nuk do të përfshihet në projektligjin e ri zgjedhor, por do të vijë si propozim më vete. 

Nëse kjo bëhet realitet, atëherë për parlamentin grek do të votojnë edhe anëtarët e pakicës greke në Shqipëri. Por kjo situatë mund të sjellë ndërlikime për shkak se në vendin tonë zona e Himarës, apo pjesë të komunitetit të banorëve të saj, pretendojnë se i përkasin pakicës kombëtare greke, ndërkohë që shteti shqiptar nuk e njeh një gjë të tillë. Të paktën me aq sa kemi dëgjuar nga deklarimet e kryeministrit Rama. Në këtë kuptim ligji grek mund ta çojë debatin për identitetin e një pjese të himarjotëve, të angazhuar qartazi me lëvizjet politike në Greqi, në një nivel tjetër që mund të çojë në njohjen de jure të një pakice edhe në Bregdet. 

Athina zyrtare ka bërë të qartë jo pak herë se e konsideron zonën e Himarës si pjesë të minoritetit, përderisa ka reaguar zyrtarisht për situatën e pronave duke i quajtur ato si pjesë e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri, ndonëse jo të gjithë mbajnë pasaportë greke. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.