Irlandezi i Scorceses/Rinimi me VFX i De Niros dhe Pacinos

Postuar në 31 Korrik, 2019 17:33

Filmi i ri biografik i Martin Scorceses, “Irlandezi” ofron një mundësi për të vlerësuar përdorimin e teknikës VFX, që zgjidh problemin e rinimit. Pra në një film ku aktori detyrohet të luajë rolin e personazhit në faza të caktuara të jetës, duhet të kalojë nga i plakur në të ri. Në rastin e aktorëve të rinj që luajnë rolin e plakut, kjo zgjidhet me make up, kurse e anasjellta, pra kur kemi aktorë të vjetër që duhet të luajnë personazhin në të ri, vjen në ndihmë teknologjia VFX, e njohur edhe si teknologjia e ç’plakjes.

Në filmin “Irlandezi” që flet për një drejtues sindakal, Frank Sheeran, luajnë Robert De Niro, 75 vjeç, Al Pacino 79 vjeç në rolin e Jimmy Hoffas, Joe pesci, Anna Paquin, apo edhe Harvey Keitel.

Një grup aktorësh që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në disa filma dhe që kanë shkëlqyer me rol gangsterësh, mafiozësh etj.. Film do të të ketë premierën në festivalin e Filmit në New York këtë vit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.