Zëri i Amerikës: SHBA i ndalon hyrjen Vangjush Dakos dhe familjarëve të vet

Postuar në 30 Korrik, 2019 14:36

Zëri i Amerikës njofton se ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i është ndaluar hyrja në Shtetet të Bashkuara të Amerikës bashkë me familjarëve e vet.

Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se kryetari i bashkisë Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë. Në bazë të njoftimit të sotëm, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Vendimi i sotëm, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, është një sinjal i fortë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të luftuar korrupsionin në vende të tjera të botës

shkruan në faqen e vet ZA.

Vendimi sinjalizon në thelb një akuzë për zyrtarët socialistë, njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama që në Shqipëri prej kohësh po luan me idenë se reformën në drejtësi e kanë frikë përfaqësues të opozitës. Deri më sot janë tre zyrtarët të cilëve u është ndaluar hyrja në SHBA: deputeti Tom Doshi, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe së fundmi Vangjush Dako, i akuzuar nga opozita si person me lidhje kriminale në Durrës.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk luftohet e as nuk denohet kriminaliteti ne qeverine shqiptare me "ndalimin" e hyrjes ne Amerike.
Mediat shqiptare e fryjne kete meselene e vizes amerikane sikur te jete pass per ne boten e pertejme te xhennetit. Dako shume shpejt do ta hapi rrugen e tij dhe te familjareve te tij per ne SHBA, njesoj sic beri Tom Kodoshi, nje dhurate me te holla per ndonje organizate hebreje apo te dinastise Klinton dhe, u zgjidh problemi.
Nuk e shikoni se si qytetarja nderi e Manzez Marjam Rajavi ka blere gjithe kodoshet e Washingtonit dhe keta te Tiranes me para? Keshtu edhe Dakot me Doshet e kodoshet e tjere e shtrojne rrugen e tyre qe tiu ec vaj. Pa merak, jo Lena por Prena.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.