Teatri do të shembet. Nuk do të rikonstruktohet

Postuar në 30 Korrik, 2019 12:31

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sot se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe se pas tij do të ndërtohen kulla. Sipas tij godina aktuale nuk mund të rikonstruktohet.

Zhvillimet te teatri janë shumë të vjetra dhe vjen sinqerisht edhe mirë edhe keq që vijon një debat për një temë që duhet të ishte ezauruar 20 vite më parë. Ka shumë njerëz që ngatërrojnë muret me historinë, historinë, nostalgjinë, por duhet të them se së pari nëse ka një forcë qeverisëse në krahasim me gjithkënd tjetër nuk mund të akuzohet për mungesë vëmendje apo ndjeshmërie ndaj trashëgimisë kulturore jam unë dhe forca qeverisëse.

Kur unë kam filluar përpjekjet për të shpëtuar trashëgiminë kulturore, kompleksi i ministrive ishte ku binin suvatë, mbinin fiqtë mbi taraca. Godina e Teatrit nuk është një cështje verbërie apo indiference, por realiteti, një godinë e ndërtuar nga ushtria italiane me material të përkohshëm, jo për të qenë teatër kombëtar. Nuk ka qenë aty teatri me planin italian apo pas luftës.

Ka mbetur gjë e përkohshme gjithë jetën si rezultat i pamundësive, sot është e degraduar, është e pariparueshme. Nëse do të kishte vlerë nga pikëpamja arkitektonike dhe nëse do të i kishte hapësirat për teatër atëherë nuk do të ishte e mundur të restaurohej, por të shembej dhe rindërtohej. Asnjë centimetër nuk do të  përdoret për zhvillim privat. Asnjë.

Zhvillimi privat pas rrethimit të teatrit. Me projektin e ri kërkojmë shumë më tepër fond me privatin për ta këmbyer me një truall pas teatrit ku ka ferra, vlera që i marrim këtij trualli është një teatër i ri. Muzeu do të jetë brenda godinës së re të teatrit. Çështja është politike, mediokritet dhe kapur pas asgjësë për të bërë zhurmë. I respektoj ata që janë kundër, por nuk mund të jemi të gjithë dakord me ato që bëjmë, shumica është e qartë në këtë drejtim

tha Rama në një konferencë me gazetarët.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.