Si prishet dhe si ndërtohet në Tiranë - e ka mbajtur fjalën?

Postuar në 27 Korrik, 2019 16:27

Një intervistë e z. Edi Rama dhënë në vitin 2001 për emisionin “Opinion”, Tv Klan, zbardh një pjesë të historisë së afërt politike të Shqipërisë, të cilën e shohim sot të aktualizuar si politikë qeverisëse. Z. Rama asokohe ishte kryetar bashkie në Tiranë. Me veshjen e tij me të cilën kërkoi të krijonte identitetin e dikujt ndryshe, por që nga distanca kohore, sot duket si ajo e një menaxheri cirku lëvizës, z. Rama sqaron një prej dashurive të hershme të tij: Prishjet e objekteve të ndryshme.

U prishën ndërtimet anës Lanës, u prishën ndërtimet në Parkun “Rinia” dhe kështu Tirana do të kthehej në identitet. Z. Rama thotë aty se asnjë mik i tij, asnjë i fortë nuk do të ndërtojë më pas qejfit dhe se ka miq në pushtet.

E ka bërë realitet këtë që thotë, me dallimin cilësor se sot, ndërtojnë Vetëm ata që do z. Rama. Dhe me projektin që sugjeron z. Rama, në studion arkitekturore që dikton zotëria. 

Nëse flasim për Teatrin, apo Galerinë e Artve, Muzeun Kombëtar, të gjitha objekte të vëna në shënjestër, ende nuk e dimë se cila është arsyeja e prishjes së tyre. Mundet që qeveria dhe z. Rama të ketë një vizion dhe një plan konkret, por mënyra sesi po veprohet lë të dyshosh se asgjë e përbashkët me interesin publik nuk ka.

Gazeta “Dita” shkruan së fundmi, në bazë të dokumenteve që pretendon se ka, se për projektin e Teatrit Kombëtar, kompania “Fusha” dorëzoi një kërkesë dy faqe dhe vetëm 3 javë më vonë, projekti i publikua. Diçka e jashtëzakonshme në vetvete, sidomos kur dëgjon kryeministrin që deklaron se “nuk ka shkop magjik”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.