Ministri i Brendshëm turk: Në Tiranë u morën vendime të rëndësishme për luftën kundër gulenistëve

Postuar në 27 Korrik, 2019 15:06

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, ka deklaruar për agjencinë “Anadolu” se gjatë vizitës së tij në Tiranë ka marrë premtimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për të vijuar goditjen e gulenistëve.

Gjatë takimit u morën vendime serioze. Marrja e hapave të tjerë në kuadër të luftës kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë FETO-n, u vlerësua gjatë takimit. Ata shprehën angazhimin e tyre në këtë drejtim. Qasja e kryeministrit shqiptar dhe ministrit të Brendshëm ndaj gulenistëve ishte e kënaqshme”, është shprehur Soylu.

Nuk dihet se cilat janë vendimet që janë marrë pasi qeveria shqiptare nuk publikon asgjë, por deklarimi i ministrit turk bëhet publik pas takimit të Edi Ramës me presidentin turk Erdogan. Nuk përjashtohet që takimi të ketë qenë edhe thjesht një banalitet i Ramës pas takimit të presidentit Meta me Erdogan, por kjo e ministrit të Brendshëm turk meriton vëmendje. Pasi për të bashkuar forcat me Turqinë në luftën kundër gulenistëve do të duhet që FETO të klasifikohet si organizatë terroriste.

Nga ana tjetër, edhe kërkesat për ekstradim të Turqisë, do të duhet të trajtohen detyrimisht në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë që e trajton këtë procedurë në një nen të posaçëm(neni 39, pika2):

Sigurisht që veprimet e qeverisë shqiptare janë përherë në përputhje me Kushtetutën, por në këtë rast as Ministria e Brendshme dhe as Kryeministria nuk kanë njoftuar se në takimet me homologun turk janë diskutuar gjëra të tilla, ndoshta për ta ruajtur popullin shqiptar nga informacione që mund ta shqetësojnë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.