Takimi në Athinë/ Kryepeshkopi Anastas kërkon ndihmë nga Mitsotakis

Postuar në 25 Korrik, 2019 21:43

Me Kryepeshkopin e  Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u takua kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, Kryepeshkopi Anastas përgëzoi kryeministrin Mitsotakis për detyrën dhe kërkoi ndihmën e tij për trajtimin e problemeve të Kishës Ortodokse në Shqipëri, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i qetë në përmbushjen e misonit të saj.

Kryeministri grek dhe Kryepeshkopi i Shqipërisë, siç thuhet në komunikimin përkatës, kanë rënë dakord të mbajnë kontakte të ngushta me njëri-tjetrin.

"Kryepeshkopi Anastas ka të gjithë mbështetjen time në përpjekjet e tij për të trajtuar problemet e Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe për të siguruar funksionimin dhe zbatimin e duhur të punës së tij"-theksoi kryeministri grek në një postim në profilin e tij në Twitter. Në takim u diskutuan edhe  zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.