Teatrin që dua të ndërtoj Unë, e kërkon mbarë Kombi!!!

Postuar në 24 Korrik, 2019 12:52

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për situatën e krijuar te teatri Kombëtar, duke deklaruar se plani për shembjen e godinës ekzistuese nuk negociohet.

Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse.

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.

Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë

shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ka një ligj të posaçëm, ka një shumicë që voton si do vetëm një njeri, ka një opozitë që ka aksionet e veta në këtë që po ndodh, ka edhe një njeri që bën moralin e fitimtarit. Përgjegjësia qeverisëse është në fund diçka që nuk pikaset kund, përderisa projekti po zbatohet me forcë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.