Ndërron jetë imazhi i "Blade Runner", Rutger Hauer

Postuar në 24 Korrik, 2019 20:28

Rutger Hauer, aktori hollandez, i mirënjohur për rolin e tij në filmin “Blade Runner” ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

Hauer ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Hollandë, pas një sëmundjeje të shkurtër. Regjizori Gulliermo del Toro e vlerësoi Hauer si një aktor i thellë, me lojë intensive dhe origjinale që u dha bukuri filmave ku mori pjesë.

Me një paraqitje atipike, bjondi i memorizueshëm që në shfaqjen e parë, Hauer kishte si karakteristikë edhe një shikim të ngulët, dominues që i lejonte të kalonte në disa regjistra psikologjkë. Në vitin 1986, katër vjet pas suksesit me BR, Hauer tërhoqi vëmendjen me rolin e tij në filmin “The Hitcher”, kurse 3 vjet më vonë suksesi u përsërit me “The Legend of the Holy Drinker”.

Një aktor i veçantë që do kujtohet nga një brez që kinemanë e pati ndoshta pa kuptuar referencën kryesore artistike.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.