Mediat serbe japin versionin e tyre për largimin e Visho Ajazit nga drejtimi i SHISH

Postuar në 24 Korrik, 2019 13:24

Mediat serbe shkruajnë sot se kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, mund të akuzohet për lidhje me trafikun e organeve që është përfolur se është kryer në të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”.

Lajmin e ka qarkulluar edhe agjencia shtetërore Tanjug, që i referohet gazetës “Blic” e cila vetë referon “burime ndërkombëtare”.

Mediat serbe kujtojnë se raporti i parë për këtë akuzë u përpilua nga UNMIK që në vitin 2003 dërgoi njerëz në Shqipëri, të cilët në mënyrë jo zyrtare hetuan dhe mblodhën dëshmi. Gazeta serbe thekson se sipas raportimeve të atëhereshme dhe nga dëshmitë rezultonte se pikat e kontaktit për transferimin e viktimave nga Kosova në Shqipëri ishin Daut Haradinaj, Sami Lushtaku dhe Jakup Krasniqi, por edhe ish-këshilltari i Haradinajt, Naim Maloku.

Gazeta shkon më tej me pretendimet e veta kur flet se një shtetas amerikan me inicialet D.L ka kontribuuar më shumë se të gjithë për hetimet në atë kohë, por shërbimet sekrete shqiptare u udhëzuan që të bllokonin punën e tij.

Amerikanët zbuluan katër vendndodhje me varre të mundshme masive në Shqipëri. Përveç këtyre të dhënave dhe dëshmive të shqiptarëve është edhe raporti hetimor i Dick Martyt

citon “Blic” burime të Eurlex.

Është e qartë se një lojë e madhe është hapur në Kosovë dhe bashkë me të mund të preken edhe segmente të politikë në Shqipëri. Të njëtat mediua serbe spekullojnë se në Gjykatë mund të thirret së shpejti edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ndërkohë që nuk kalon pa u ndotur mjedisi edhe me hamendësime që implikojnë Shërbimin Sekret Shqiptar.

Në raportimin e mediave serbe përmendet edhe ish-drejtori I SHISH, Visho Ajazi Lika, që sipas tyre ka deklaruar se ka qenë nën presion që të mos bashkëpunonte me shërbimet ndërkombëtare  në lidhje me “shtëpinë e verdhë” dhe varret masive në Shqipëri. Sipas këtyre mediave kjo është arsyeja pse Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen.

Kjo është një akuzë shumë e rëndë dhe nuk mund të kalojë pa përgënjeshtrim nga qeveria shqiptare, nëse kjo e fundit ka një minimum respekti për qytetarët e vet. Nuk mund të vazhdohet si dekada më parë kur propaganda serbe shkruante ç’ti vinte përmbarë për shqiptarët. Përndryshe mediat serbe po shkruajnë të vërtetën dhe atëherë jemi në kushtet kur në ditën me diell na thuhet se institucionet tona prej nesh marrin vetëm paratë, asgjë më shumë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.