Kurbani i vogël i Asamblesë

Postuar në 23 Korrik, 2019 19:56

Partia Socialiste mblodhi këtë të martë Asamblenë në një mbledhje reflektimi për 30 qershorin, por që në fakt u shfrytëzua për të spastruar “armiqtë” e brendshëm. Zoti Rama bëri një mea culpa të gjatë mbi gabimet e qeverisjes dhe mesazhin e votës së 30 qershorin për ta nxjerrë kokën në fund te shkarkimet e nevojshme në nivele drejtuese.

Tre kurbanët ishin Ditmir Bushati, Lindita Nikolla dhe Blerina Gjylameti, të cilët mësuan live shkarkimin.

“Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik Shkodër, qarkun do ta drejtojë Valdrin Pjetrit. Në Tiranë do të drejtojë bashkërisht Elisia Spiropali dhe Ervin Bushati. Qarkun e Lezhës do ta drejtojë Sandër Lleshi, ndërsa në të tjerat qarqe mbetemi njësoj”-deklaroi Rama.

Më së shumti tërheq vëmendjen shkarkimi i Bushatit, pasi Gjylameti dhe Nikolla u sistemuan në sekretariate brenda partisë. Ish-ministri i Jashtëm ka qenë një nga kundërshtarët e zotit Rama në qeverisje, ku natyrisht çarja më e madhe ishte për çështjen e Kosovës. Ditmir Bushati është përfolur si një ndër kryeministrat potencialë në rast të largimit të zotit Rama, ndonëse vetë ka hezituar të bëjë politikë brenda PS në mbrojtje të bindjeve personale apo për të vrarë babain e tij partiak. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.